‘Nëse nuk hapen shkollat e pamundur të bëhen testet’, ministrja Shahini flet për provimet e lirimit dhe maturës

Aktualitet Botë/Rajon

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka folur mbi ecurinë dhe fatin e vitit shkollor. Ministrja theksoi se procesi mësimor konsiderohet i mbyllur, ashtu siç po ndodh edhe në vendet e tjera të botës.

“Mësimi online po zhvillohet shumë mirë nga seç e kemi pritur.  Ne edhe përpara kemi pasur një formë komunikimi aty këtu, por kurë në një masë të madhe si sot. Kemi 7-9 mijë nxënës që nuk kanë një komunikim ditor me mësuesit e tyre për mungesë pajisjesh apo mungesë internetit.

“Janë xhiruar 1.2 milionë minuta video amatore të mësuesve, që është një përpjekja gjigande për të kaluar online këtë proces mësimor. Vitin shkollor do ta konsiderojmë të mbyllur për shkak se kështu po në të gjithë botën. Çfarëdo që kemi humbur në këtë pjesë, do ta kompensojmë në fillimin e vitit të ri shkollor. Viti shkollor do te mbyllet dhe do ta konsiderojmë të mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani”, tha ministrja.

Ministrja u pyet se çfarë masash po ndërmarrin për provimet e maturës dhe ato të lirimit, znj. Shahini u përgjigj: “Nëse ne nuk kthehemi në shkollë është e pamundur të mbahet testi, sepse tregojnë edhe praktikat e tjera se nxënësit e kanë të nevojshme konsultimin me mësuesit.  Kemi hequr nga plan programet e maturës të gjitha temat që janë zhvilluar në kushte shtëpie, pasi jo të gjithë nxënësit kanë pasur qasje të barabartë në këto njësi mësimor. Sa i preket datave të provimeve, mendojmë të jenë në qershor. Nëse  kthemi në shkollë apo jo, apo nëse provimi do mbahet do ta marrim një vendim kësaj jave,” tha ajo.