Princi Louis është i vetmi nga fëmijët që i ngjan Kate Middleton

Lifestyle

Me rastin e ditëlindjes së tij të dytë, Kate Middleton dhe Princi William kanë postuar në Instagramin e Kensington Palace disa foto të reja të princit Louis.

Fansat e familjes mbretërore kanë vënë re menjëherë ngjashmërinë befasuese mes mami Kate Middleton dhe djalit të vogël.

Këto komente Kate i ka pritur me shumë kënaqësi. ‘Të gjithë komentojnë se sa shumë po i ngjan princi Louis Kate duke u rritur’, ka thënë një burim për revistën ‘People’. Kate e adhuron Louis dhe bën shaka shpesh me faktin që ai është i vetmi nga tre fëmijët që i ngjan vërtet”.

Komenti i Kate Middleton erdhi pasi Kensingon Palace ka publikuar dia imazhe të princit të vogël të shkrepura nga mami Kate në shtëpinë e familjes në Norfolk.

Ai ka buzëqeshur para aparatit ndërsa luante me bojrat. George dhe Charlotte janë komentuar për ngjashmërinë me të atin, madje për princeshën e vogël thuhet se ngjan shumë me mbretëreshën Elizabeth.

 

View this post on Instagram

A post shared by Kensington Palace (@kensingtonroyal) on