Profesor Gen Sulçebe “E keqja nuk ka kaluar akoma, duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me këtë virus”

Aktualitet Botë/Rajon

I ftuar në një emision, Genc Sulçebe, i cili foli për temën më të diskutuar të momentit, Koronavirusin. Duke pasur parasysh situatën kaotike që u shkaktua në Lombardi, sipas profesor Sulçebes ky skenar u evitua, për shkak se të moshuarit nuk ishin te ekspozuar, por të “fshehur” në shtëpi.

“Piku i rrezikshëm nuk u realizua dhe tani jemi në gjendje të qëndrueshme. Me këtë ritëm besoj që mund të përballohet kjo pandemi duke sjellë edhe uljen e masave, në mënyrë që të kemi një bashkëjetesë me virusin. Besoj që jemi drejtë stabilizimit të numrit të rasteve. Nuk e dimë se si do të shkojë, por kemi shumë asimptomatikë, dhe personat që e kalojnë sëmundjen pa një shenjë nuk e dimë se sa është. Testi serologjik do të na jepte të dhëna të mësojmë se sa persona e kanë kaluar.

Ka të dhëna sporadike që kjo përqindje mund të shkojë nga 4 deri në 20% e popullatës e ka kaluar. Ne po shkojmë drejt asaj që trajtimi i infeksionit të trajtohet në shtëpi duke parandaluar përhapjen  infeksionit që rrezikon shtresat më të prekshme”, theksoi ai.

Ndërsa sa i përket maskave ai theksoi se duhet të jenë të detyrueshme pasi sipas tij janë i vetmi mjet mbrojtës. “Një maskë e shëndetit publik duhet të jetë e detyrueshme, ndërsa dorezat nuk janë të nevojshme pasi shumë e rëndësishme është larja e duarve.  Virusi nuk qëndron në rërë, gurë apo det, por problemi qëndron të distanca. Por problemi qëndron te ambientet publike pasi aty janë vatrat e infeksionit, por me një edukatë të mirë anticovid, mund të shkohet në plazh pa pasur frikë”, u shpreh ai.