Nga zjarri në breshër; Cfarë po ndodh në Australi?

Aktualitet Botë/Rajon

Breshëri dhe stuhia goditën Australinë këtë javë, duke i ndihmuar zjarrfikësit që të kontrollojnë përhapjen e zjarreve. Burime lokale u shprehën se Australia pati ulje të aktivitetit të zjarrit.

“Jo domosdoshmërisht shiu ka shuar zjarret, por ka ndaluar përhapjen.”

Situata kaotike vazhdon ende, pasi zjarrëfikësit kanë konfirmuar se situata mund të përkeqësohet brenda ditëve, pavarësisht motit.
“Ka të ngjarë që zjarret të rriten sërish në fund të javës.”

Që nga 14 janari, zjarret kanë shkatërruar 18.6 milion hektarë tokë, kanë shkatërruar 5,900 ndërtesa dhe kanë shkaktuar vdekjen e 30 personave. Mendohet se numri i kafshëve të djegura shkon në një miliardë.