Snajperistët serbë luftojnë kundër Turqisë

Politikë

snajperist-euml-t-serb-euml-luftojn-euml-kund-euml-r-turqis-euml_hd.jpg

 

Mediat turke shkruajnë se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) po angazhon snajperistë serbë në juglindje të Turqisë, njofton Ambasada serbe në Turqi.
Ambasada e Serbisë tha ata presin version zyrtar, ndërsa shton se ky shtet ka miratuar ligjin që “dënon aktivitetet e tilla”.“Këto pretendime nuk kanë lidhje me politikën zyrtare apo aktivitetet e Serbisë dhe institucionet e saj”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.Ambasada kërkon nga Turqia informata të plota zyrtare, që bashkërisht ta zgjidhin rastin me qëllim të luftës kundër terrorizmit.Mediat turke raportojnë se një nga snajperistët serbë është vrarë në qytetin Çizre, në juglindje të Turqisë. /Telegrafi/