Rrëmuja në tregjet ushqimore bëri që të vendosen RREGULLA TË REJA; Ja cilat janë ato

Aktualitet Botë/Rajon

Duke qënë se ka ende disa qytetarë të cilën nuk kanë kujdes as për veten por as për të tjerët dhe nuk respektojnë rregullat e distancimit. Për këtë arsye Kryeministri Edi Rama ka vendosur disa rregulla të reja.

“Duke filluar nga nesër në gjithë vendin do të aplikohen standarde të reja për tregjet ushqimore të hapura me qëllim të ruhet distanca. Gjej rastin t’i apeloj qytetarëve të kujdesen në maksimum për vetveten. Fatkeqësisht edhe në Lezhë pati një shpërthim të papritur”, tha Lleshaj.

“Nuk është koha për të respektuar edhe të vdekurit ashtu siç e meritojmë. Jemi në një kohë të jashtëzakonshme dhe mesazhi im për të gjithë është që të bëjmë  maksimumin për ta kapërcyer këtë kohë. Kush s’ka punë të rrijë në shtëpi. Nuk është kohë për të bërë muhabete”.

Në Tiranë u vu në funksion tuneli dezinfektues, dhe hyrja me një kalim në tregje, që krijoi një ambient më të sigurt për të gjithë blerësit. Kryeministri Rama u shpreh se vetëm disiplina do t’i hapë rrugë lehtësimit me pikatore të masave të lëvizjes.