Si do e kuptojmë kur do e kemi rradhën për vaksinën? Silva Bino shpjegon procedurën për të gjithë qytetarët!

Aktualitet

Të gjithë po presin vaksinimin si një mënyrë për të qënë më të qënë më të mbrojtur nga Covid-19. Por si do të jetë kjo procedurë? Si do të kuptojmë kur do tën a vijë rradha për tu vaksinuar?

Përgjigjen e ka dhënë Silva Bino Shefja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP:

“Kemi një plan kombëtar vaksinimi dhe një plan të përgatitur me numra përkatës, të personelit shëndetësor, të moshuarve, personave me probleme shëndetësore etj. Të gjitha numrat janë të gatshme në planin kombëtar të vaksinimit. Në bazë të numrave kemi dhe mikroplanin për çdo bashki. Plani i vaksinimit mund të zhvillohet tek ambulanca e lagjes, në një qendër komunitare. Një qytetar do të lajmërohet nga mjeku i familjes kur t’i vijë radha për t’u vaksinuar.”