17-vjeçari shqiptar me medalje ari

Sociale

genti Ok OK 450x450

Është biri i dy emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ja ka dalë të shkëlqejë duke përfunduar maturën me medalje ari dhe duke u renditur në 160 më të mirët e SHBA-së. Genty Daku është 17 vjeç dhe në vjeshtë do të fillojë studimet në Harvard, ndërkohë që gjatë dy verave të fundit, ka kontribuuar në Shqipëri duke mbledhur fonde që fëmijët të mësojnë anglisht në një kamp veror në Radomirë të Dibrës. Rasti i Gentit tashmë ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale, si shembull i suksesit dhe model për bashkëmoshatarët e tij.