Aksident automobilistik në Durrës, një grua humb jetën

Sociale

index5Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik në zonën e ish-kënetës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit pranë rreth rrotullimit të unazës së ish-kënetës. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se viktima është Nazmije Haspoci 49-vjeç banuese në Durrës. Viktima është goditur nga automjeti tip Ford Fokus me targa AA 305 IX. Policia është njoftuar nga banorët e zonës dhe ka mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur hetimet. Pak më vonë policia ka ndaluar edhe drejtuesin e automjetit, 19-vjeçarin me inicialet D.C, banor i fshatit Rrashbull në Durrës. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti të rëndë.