“Ebola po kërcënon sigurinë globale”

Sociale

EBOLA-23-450x300Epidemia e Ebolas kërcënon mbijetesën e disa shoqërive dhe mund të çojë deri në rënien e shumë shteteve. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Shpërthimi i epidemisë, që deri më tani ka vrarë më shumë se katër mijë njerëz në botë, kryesisht në Afrikën Perëndimore, mund të çojë edhe në krizë ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë”, tregon Margaret Çan nga OBSH. Ajo paralajmëroi gjithashtu edhe për çmimin e panikut që po përhapet më shpejt se vetë virusi. Vende të ndryshme si SHBA-ja, Britania e të tjera po organizojnë një plan për masa kundër virusit.