Hapet klinika e kimioterapisë në Durrës

Sociale

KLINIKA-E-KUJDESIT-PALIATIV-450x300Te sëmuret me kancer nga qyteti i Durrësit, nuk do te udhëtojnë me për ne kryeqytet për te kryer kimioterapinë. Hapet për here te pare ne këtë spital rajonal klinika e kimioterapisë, e cila deri tani ka funksionuar vetëm ne QSUT per te gjithë pacientet ne vend. Gjate inaugurimit ku merrte pjese edhe ministri Beqaj, drejtorja e spitalit Ardiola Frasheri, deklaroi se numri i pacienteve me kancer ne Durrës po rritet me ritme te shpejta. Një muaj me pare ne këtë spital është vene ne funksionim edhe shërbimi i kujdesit paliativ, për te sëmuret ne stadin e fundit te jetës. Përveç mjekeve pacientet dhe te afërmit marrin edhe mbështetje psikologjike për te përballuar sëmundjen e rende.