Aplikimi i patentës me pikë

Sociale

patentaZbatimi në praktikë i patentës me pikë do të kërkojë një kohë relativisht të gjatë. Edhe pse një ditë më parë Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto tha se me ndryshimet që po i bëhen Kodit Rrugor, ky sistem vlerësimi hyn në fuqi, në fakt zbatimi në terren do të kërkojë në rastin më të mirë 6 muaj kohë. Për drejtuesit e Drejtorisë së Transportit dhe Shërbimit rrugor, cilësia e të dhënave është një praktik që kërkon kohë. Ne kemi krijuar regjistrin kombëtar të lejeve të drejtimit, në të cilin rezulton se janë 700 mijë shtetas që posedojnë sot një patentë. Ndërkohë janë 14 mijë indivodë për të cilët nuk na përputhen gjeneralitetet me regjistrin e gjendjes civile. Mund të jenë shtetas të huaj, mund të kenë ndërruar jetë ose kanë ndërruar identitet, por ne po i verifikojmë” –thotë Berton Hoxha zv/drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit dhe Shërbimit rrugor. Por ky nuk është i vetmi fakt i cili vonon zbatimin e këtij sistemi në praktikë. Nëpunësit e administratës rezultojnë se nuk i njohin mirë rregullat dhe ligjet që ata vetë përgatisin, çka kanë sjellë një amulli. Kodi rrugor parashikon se në rast se shoferi i humb të 20 pikët e patentës, atëherë ai nis vetëm ritestohet, ndërsa ka një vendim qeverie në të cilën parashikohet se ai duhet të rinisi procesin nga e para, në autoshkollë. KY fakt ka nevojë të ripërcaktohet me vendim qeverie”-vijon më tej zv/drejtori Hoxha. Aplikimi i patentës me pikë do ti japë zgjidhje abuzimeve të policisë rrugore të penaliteteve që ata vendosin ndaj shkelësve të ligjit, si dhe do të shmangë edhe heqjen e patentës. Patenta do të ketë 20 pikë, por nëse drejtuesi i automjetit nuk do të kryej shkelje, çdo dy vite do të rriten nga 2 pikë, për të arritur gjithsej ne 30 pikë maksimale.