Ja si do të jetë moti në ditët e para të shtatorit!

Sociale

plazh shtator
Ashtu si e diela, e cila mbeti me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta që sollën rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, edhe e hëna mbetet në kushte të ngjashme atmosferike, por me shira më të pakët dhe të lokalizuar në zonat qendrore – juglindore. Ky është parashikimi që vjen për ditën e parë të javës nga Meteoalb.Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar një rënie graduale gjatë ditëve të fundit, ndërsa vlerat maksimale janë ulur ndjeshëm duke shënuar deri 27°C në zonat malore; deri 32°C maksimumi në Ultësirën Perëndimore.

moti1

Rënia e temperaturave vijon e lehtë edhe të hënën, ndërsa pas saj meteorologët parashikojnë edhe një ekstrem tjetër të lartë deri në ditët e para të shtatorit. Pas 28 gushtit pritet të rriten sërish temperaturat dhe për ditët e fundit të gushtit dhe ditët e para të shtatorit, pritet që termometri të shënojë sërish vlera të larta. Kështu, të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë ditët e para të muajit shtator, duket se do të jenë me fat për të shijuar edhe për disa ditë rrezet e diellit dhe temperaturat e larta.