Plazhin i cili iu kthen paratë nëse bie shi

Sociale

1210051730140 dsc00112

Plazhet në brigjet e Venecias janë kaq të “dëshpëruar” për të rritur numrin e vizitorëve pas motit të tmerrshëm të qershorit, sa do t’u ofrojnë pushuesve paratë mbrapsht nëse bie shi.

Dy plazhe në qytezën e Jesolo-s, njoftuan për një marrëveshje që hyri në fuqi të premten, e që quhej “abbronzati o rimborsati“, që do të thotë “Rrezituni ose merrni përsëri paratë tuaja”.

Një turist lokal, i tha gazetës italiane “La Nouva Venezia” se marrëveshja është e disponueshme për të gjithë ata që preferojnë të kalojnë pushimet në Jesolo.

“Ne duam ta bëjmë Jesolon, një vend të dëshirueshëm për turistët nga Italia dhe Evropa”, tha ai.

Derisa në afërsi të këtyre plazheve në Venecia ka një numër prej 30 milionë turistësh, plazhet kanë pësuar një rënie të madhe për shkak të motit të keq në zonën e bregdetit të Venecias gjatë javës që po lëjmë pas.

Madje, një tornado shkaktoi dëme të mëdha në plazh para një muaji, sipas gazetës nga Venecia “The Local”.