Moti na suprizon sërish gjatë ditëve në vazhdim…

Sociale

reshjet
Duket se muaji maj ka sjellë me vete edhe të papriturat. Pas ditëve me diell ku të shumtë ishin ata të cilët bënë edhe plazh, duket se do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave. Ditën e sotme në mesditë shumë qytete në vend do përfshihen nga reshje të pakta shiu, të cilat do të jenë të pranishme edhe ditën e nesërme. Temperaturat do të ulen 2-3 gradë celsius dhe gjithë dita do të shoqërohet me vranësira. Këto temperatura do të jenë gjatë gjithë fundjavës.