Ndahet nga jeta Fadil Kujofsa

Sociale

cuk-300x179 1Cuku personazhi qe ai interpretoi ne filmin e vitit 1986 “Dy here Mat”, është nder rolet me te dashura dhe ka batutat me te njohura, për nga mënyra sesi ne do ta kujtojmë aktorin Fadil Kujofsa. Artisti është ndare nga jeta ne moshën 63-vjeçare, mbrëmjen e te enjtes pasi vuante pre dy vjetësh nga nje sëmundje e rende. Edhe pse kujtohet me se shumti ne kinematografi, Kujofsa ka një galeri te pasur rolesh ne skenën e teatrit. Nder shfaqet e fundit te aktorit ka qene edhe pjesëmarrja ne SHOW-n e te dielës ne Vizion Plus, “Apartamentin 2xl” disa vite me pare, ku u be pjese e spektaklit për te dhuruar te tjera batuta bashke me aktoret dhe vajzën e tij,
Kujofsa aktor i Teatrit Kombëtar qe prej vitit 1974, nuk mungoi as ne dramën qe institucioni ngjiti ne skene me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë “Ëndrra e Ismail Qemalit”. Komedi si “Nata e 12-te”, “Valsi i Titanikut”, “Martesa e avokatit” apo drama “Hekurat” e “Filumena Marturano” kane qene disa nga teatrot ku Kujofsa ka marre pjese nder vite. Homazhet ne nder te aktorit janë zhvilluar ne shtëpinë e tij ne Tirane.