Shqipëria, një nga 5 destinacionet turistike më të lira

Sociale

rgeegeg.jpg

Shqipëria është kthyer ne një destinacion që po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj. Blogerja e njohur kanadeze me banim në Berlin Candice Walsh e ka renditur vendin tonë ndër pesë destinacionet e lira turistike që duhet të vizitohet.

Ja se çfarë shkruan ajo : “ Kur unë nisa të shkruaja për turizmin, Azia Juglindore ishte vendi më i lirë, më i lehtë, i mbushur me kulturë. Në krye të listës ishte Tajlanda. Atëherë nuk e dija se edhe në Europë mund të gjendeshin destinacione të tilla, të përshtatshme me buxhete të ulëta. Nëse jeni duke kërkuar ndonjë prej tyre, ja se çfarë ju sugjeroj :

Bosnje – Hercegovina

Në këtë vend gjenden ende gjurmët e luftës, por njerëzit nuk e duam në këtë reputacion. Sjellja ndaj turistëve është e ngrohtë. Është një vend i mbushur me bukuri, me ujëra të kristaltë ku padyshim që dalllon ujvara e Kravicës. Turistët nuk duhet të shkojnë larg për të parë bukuritë e natyrës. Mund të shihni Mostarin me urën e famshme mbi lumin Neretva. Nëse pëlqeni më shumë jetën e qytetit atëherë mund të vizitoni Sarajevën.

Shqipëria

Është një tjetër vend i rajonit të Ballkanit dhe ka shumë për të ofruar. Ka shumë variacione plazhesh përgjatë brigjeve të Jonit, pa përmendur këtu viset malore. Kryeqyteti, Tirana, mund të duket disi intimidues për uristin, por ka shumë atmosferë rinore dhe histori në të.

Kate Mçulley e blogut ” Adventurous Kate” gjithashtu nënvizon se Shqipëria është një destinacion shumë i mirë me kosto të ulët. “Ju mund të darkoni në restorant dhe të shoqëroni ushqimin me një gotë verë për më pak se 10 dollarë personi, mund të udhëtoni me më pak se 5 dollarë me autobuz dhe mund të pini një kafe në kullën me të lartë të vendit me më pak se 3 dollarë. Në jug të vendit, Sarandë mund të gjeni apartamente me rreth 35 dollarë nata me pamje nga deti. Një tjetër destinacion i mrekullueshëm është edhe liqeni i Ohrit”.

Lista pastaj vazhdon me destinacione si : El Salvador, Bolivia dhe Uruguai. (Monitor/Telegrafi/