Si të marrësh një zanat

Sociale

arsimi-profesional-shqip-euml-ria-larg-kosov-euml-s-dhe-gjith-euml-rajonit hd-450x300Pavarësisht nëse je nxënës shkolle ose jo, sot mund te marrësh nje zanat ne arsimin publik profesional. Këtë shans edhe per te rriturit qe kërkojnë te fitojnë nje profesion te kërkuar nga tregu i punës, po e mundëson Ministria e Mirëqenies Sociale. Gjate nje konference rajonale per arsimin profesional, ministri Erjon Veliaj tha se shkollat me te mira fillimisht ne Tirane do te qendrjne te hapura gjate gjithë ditës. Paradite do te bejne mësim nxënësit, ndërsa pasdite me te rriturit te cilet kërkojnë te marrin nje zanat. Pas kalimit ne varësi te Ministrisë se Mirëqenies Sociale, Arsimi Profesional po i nënshtrohet nje reforme te thelle dhe te pakryer me pare. Ne shkollat profesionale jane shtuar degët e kërkuara nga tregu i punës. Partneriteti me biznesin dhe vendosja e sipërmarrësve ne krye te bordeve te shkollave, rrit shanset e te rinjve per punësim. 30% te orëve mësimore nxënësit do t’i kryejnë pranë bizneseve dhe pjesën tjeter pranë shkollave. Pas me shume se nje dekade, per here te pare kete vit shkollat profesionale u përballen nga nje fluks kërkesash aq sa u nevojit vendosja e mesatares per përzgjedhjen e te rinjve qe do te pranoheshin ne këtë sistem.