Zbulohet misteri i tronditjeve, ja çfarë ndodhi mbrëmë në Elbasan

Sociale

elbasani2

Një natë të frikshme dhe plot ankth kanë kaluar banorët e Elbasanit. Ata u alarmuan se lëkundje të njëpasnjëshme të tokës tronditën banesat e tyre duke ngjallur panik. Pas situatës, jo pak shqetësuese të banorëve ka reaguar Zyra e Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit.

Ajo ka sqaruar për “News24” të vërtetën e lëkundjeve misterioze të tokës gjatë gjithë ditës së premte, që vunë në panik gjithë qytetin.

Ndërsa banorët kërkuan dje shpjegime se çfarë po ndodhte, nga Instituti i Sizmologjisë nuk kishte asnjë të dhënë për lëkundje sizmike, por sot shefi i zyrës EC, Mustafa Arapi tha se bëhet fjalë për disa tërmete.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë rregjistruar 7 lëkundje të lehta të tokës. Lëkundja më e fortë ka qenë 3,6 ballë në Jug të Elbasanit në zonën midis Mjekësit dhe Kuqanit. Nuk ka dëme materiale. Nga lëkundjet është krijuar panik pasi kanë qenë të shpeshta” ka thënë më tej ai.