Sot një mesazh optimist nga OBSH; Kjo është koha që mund të mbarojë pandemia dhe vënia e maskave

Aktualitet Botë/Rajon

Kluge, drejtori rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë në një konferencë për shtyp se shpërthimi i Covid-19 mund të mbarojë në fillim të 2022.  Pas kësaj vendosja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme gjithë kohën.

Megjithatë ai theksoi se askush nuk mund të dijë paraprakisht të ardhmen e pandemisë së koronavirusit.

“Do të vazhdojë të ketë një virus, por nuk mendoj se do të nevojiten më kufizime. Ky është një mesazh optimist,” tha Kluge.

Ndërsa përsa i përket mutacioneve të reja ai ka thënë se është diçka normale që virusi të ndryshojë pasi përshtatet me trupin e personit por gjithashtu është e rëndësishme të ruhemi nga këto mutacione pasi përhapen në mënyrë shumë të shpejtë.