Të shtunën nis kthimi i shqiptarëve në atdhe

Aktualitet Botë/Rajon

Kryeministri Rama ka lajmëruar se qeveria po bëhet gati për të nisur riatdhesimet e qytetarëve të mbetur në shtete të huaja drejt Shqipërisë.

Në një dalje për njoftimin e paketës së re ekonomike në ndihmë të qytetarëve të prekur drejtpërdrejt nga pasojat e përhapjes së koronavirusit, Rama njoftoi se udhëtimet do të fillojnë të shtunën, fillimisht me Italinë.

Kreu I qeverisë lajmëroi qytetarët që duan të rikthehen, që të bëhen gati që tani për të porositur hotelet, pasi me të ardhur do të qëndrojnë në karantinë.

Rama: Kemi gati planin për të hapur plan  riatdhesimit dhe sipas gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet nga Roma. Do prenotojnë vetë hotelin përkatës si struktura karantine. Këtë luftë kemi vetëm një rrugë. Atë që duhet si rruga më e gjatë, kjo është rruga ta fitojmë me nder dhe shëndet. Për ata që është kaq e vështirë, besoj se duke parë vendet e tjera dhe duke parë familjen përditë, besoj se rrugë më të drejtë se kjo nuk ka! Prandaj durim, besim dhe kurajo, më herët se vonë ne do të ndihemi të gjithë krenarë.