“Tek ti dhashë dhe mora frymë” ; Yllka Mujo shprehet për shembjen e Teatrit

Aktualitet Kulturë

Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe aktorja e njohur Yllka Mujo, e cila ka postuar disa rreshta të ndjerë. Në profilin e saj në rrjetet sociale, aktorja shkruan ndër të tjera se rrënojat e teatrit mbajnë për të dashurinë e madhe dhe dhimbjen e thellë, drithërimat e përkushtimit dhe nderimit.

“Edhe pse të lanë zhveshur e zbathur, ti pate shumë për të dhuruar”, shkruan ndër të tjera aktorja.

“Ne nderim te dashurise!

Ti me deshe ashtu siç di te doje arti! Tek ti dhashe dhe mora fryme, dhimbje, kenge, lot , kercim, lodrova si femije, dashurova, enderrova, jetova! Me rrite, me mbajte, me perkunde kur me dhimbte zemra, ti ishe kopeshti ku jeta ishte vertete e bukur! Ne rrenojat e tua ti mban dashurine e madhe dhe dhimbjen time te thelle, mban dritherimat e perkushtimit dhe nderimit tim!

Edhe pse te lane xhveshur e zbathur, ti pate shume per te dhuruar!

Mirenjohja ime per ty nuk ka kufi”, shkruan Yllka Mujo në reagimin e saj.