Horoskopi i plotë i 2019 për të gjithë shenjat e horoskopit!

Horoskopi

horoskopi2019.jpg

Peshorja
Peshorja drejtohet nga planeti i Venusit dhe njësoj si Binjakët dhe Ujori është shenjë ajri. Ky do të jetë një vit shumë krijues dhe artistik për të gjitha Peshoret. Një miku apo partneri juaj i ngushtë do t’ju ndihmojë shumë. Deri në muajin shtator, praktikisht, jeni arkitekti i fatit tuaj. Venusi është me ju dhe do t’ju lejojë të shpreheni më lirshëm. Më 25 shtator, Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe gjithçka do të përqendrohet më shumë në arritjet personale. Gjatë majit dhe qershorit bëni kujdes me shpenzimet, sepse edhe jeta juaj sociale do të ndikohet nga kjo gjë. Nuk ka asgjë që të tregojë probleme madhore financiare, por se tregoheni të zgjuar, s’është aspak keq. Fundviti do të jetë më shpërblyes në aspektin financiar. Në janar do të njiheni me njerëz të rinj dhe do të kuptoni se nga këto miqësi do të përfitoni shumë. Venusi luan një rol të rëndësishëm dhe për rrjedhojë, në fund të tetorit e deri në fund të nëntorit është periudha më e favorshme për ndjenjat. Karriera do të jetë sfiduese këtë vit, pasi Saturni do të ushtrojë ndikimin e tij. Me siguri, mendoni se zgjedhjet tuaja janë të kufizuara, për shkak të rrethanave, mungesës së kualifikimeve, moshës apo vendit ku jetoni. Një vendim me rëndësi i marrë në fillim të marsit do të shënojë shumë ndryshime. Gjatë majit dhe gushtit do të ndiheni më të dobët fizikisht. Sa herë që ekuilibri i jetës prishet, ju e reflektoni këtë në shëndetin tuaj.

Akrepi
Akrepi, shenja e ujit që drejtohet nga Marsi dhe Plutoni. Akrepat gjatë 2019-s do të përqendrohen te sipërmarrjet e reja. Pa ju, asgjë s’do të lëvizë. Planetët janë të gjithë me ju këtë vit, prandaj mund të bëni të gjitha përpjekjet që i keni parë si të pamundura. Që idetë tuaja të realizohen dhe të keni kontroll të plotë mbi gjithçka, duhet të prisni deri në tetor. Ky është viti ideal për t’i thënë lamtumirë së shkuarës dhe të jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Sa më shpejt ta bëni këtë, aq më e lehtë do të jetë jeta për ju. Mos i hapni vetes konflikte të panevojshme! Marsi është muaji i duhur për të falur të tjerët.
Nëse jeni duke investuar një sasi të konsiderueshme parash, bëni çmos që shpenzimet t’i shmangni gjatë prillit dhe majit. Shtatori do të jetë muaji më i favorshëm. Për shkak të eklipseve hënore, më datë 5 maj dhe 28 tetor, marrëdhëniet personale do të pësojnë ndryshime, sidomos ato me kolegët. Njerëzit që ju rrinë pranë do të ndryshojnë. Në fund të qershorit ju ofrohet një mundësi e re pune. Parashikohet një projekt i veçantë. Tregoni angazhim të plotë deri në fillim të shtatorit, në të kundërt reputacioni juaj do të vuajë pasojat. Në aspektin shëndetësor do të vuani nga disa probleme të vogla me ftohjet gjatë prillit. Asgjë me rëndësi. Personat që po përpiqen të bien në peshë do ta kenë shumë të vështirë, për shkak se tundohen shumë lehtë.

Shigjetari
Shigjetari është shenjë e zjarrit dhe drejtohet nga Jupiteri. Si sunduesi i shenjës suaj, Jupiteri do të tërhiqet në prapavijë që prej datës 4 janar e s’do të zhvendoset deri më 5 maj. Nuk do ta keni aspak të lehtë këtë periudhë, sepse do të hiqni dorë nga shumë gjëra. Do të ndiheni sikur fati ju ka braktisur deri në maj dhe s’po bëni dot përpara, por ndoshta nuk keni pse të bëni më përpara pasi ndiheni rehat aty ku jeni. Sa më shpejt ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do ta kaloni këtë periudhë. Optimizmi kthehet në shtator dhe jeta do të duket më e bukur. Nëse keni lindur në datat 22-29 nëntor, jeta do të pësojë disa ndryshime të papritura që s’janë në dorën tuaj. Kjo do të jetë një periudhë sprove. Probleme me financat, por edhe probleme ligjore që lidhen me ndonjë hua. Fusha e ndjenjave duket se është më e favorizuar, pasi Venusi do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj. Marrëdhëniet do të kalojnë në një fazë tjetër dhe periudha më e favorshme është fundi i qershorit dhe fillimi i gushtit. Karriera do të ndjekë një rrugë të njëtrajtshme këtë vit. Mund të mësoni aftësi të reja. Vetëm pas shtatorit do të bëni përpara. Pikat e dobëta të shëndetit tuaj janë pelviku dhe këmbët. Personat që merren me sport duhet të bëjnë kujdes se mos dëmtojnë muskujt. Disa nga ju mund të kenë probleme që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Do të ankoheni edhe nga problemet me tretjen. Hiqni dorë sa më parë nga sheqeri.