Ja cili nga personazhet e sagës “Muzgu” je ti bazuar në shenjën e horoskopit.

Horoskopi

Personazhet e sagës “Muzgu” janë shumë te ndryshëm nga njëri – tjetri. Zbulo me cilin nga personazhet e historisë ke më shumë të përbashkëta sipas shenjës të horoskopit.

 

  1. Peshqit – Esme Cullen

Një nga karakteristikat më të dukshme dhe të qarta të kësaj shenje është që ata veprojnë shumë të bazuar në emocione, janë tepër të dhembsur dhe që urtësia e tyre kërkohet nga pjesa më e madhe e shenjave të horoskopit.

Kështu duket qartë që kryetarja e familjes Cullen, Esme Cullen, është një peshk. Natyra e saj e qetë dhe sjellja e saj e mirë fiton mbi këdo.

11.Ujori – Alice Cullen

Ujorët janë të njohur për jetën e tyre të lirë dhe pa kufizime dhe për këndveshtrimin totalisht unik dhe individualist që kanë mbi botën. Këta njerëz nuk janë vetëm të thellë në mendime, mënyra e tyre e të menduarit është tërësisht unike. Njerëzit e ksaj shenje nuk e kanë te domosdoshme të përshtaten me të tjerët.

Kështu, Alice Cullen është një Ujor perfekt. Tepër e vecantë dhe e sigurt për atë që përfaqëson.

  1. Bricjapi – Charlie Swan

Bricjapët janë të fortë, të besueshëm, familjarë dhe zakonisht shumë tradicionalë, ashtu si Charlie Swan.

Duken tepër të rezervuar në sipërfaqe, por sapo e njeh mirë nje Bricjap është lehtësisht e dukshmë që ata janë një nga shenjat më të forta dhe të qëndrueshme të horoskopit.

  1. Shigjetari – Jacob Black

Jacob Black duket sikur qëndron ndryshe nga shumë  personazhe të tjerë të sagës, sepse është shumë I shoqërueshëm dhe argëtues, por njekohësisht ka edhe temperament dhe vështirësi në fshehjen e emocioneve të tij. Jacob pra është një Shigjetar I vërtetë.

Më gjaknxehtët e horoskopit janë gjthashtu edhe më tolerantët e shenjave të zjarrit, por nuk mund të fshehin asgjë nga të tjerët. Zjarri brenda tyre ndizet dhe fiket sa hap e mbyll sytë.

  1. Akrepi – Aro

Akrepi është shenja më e vërtetë e horoskopit. Janë zakonisht shumë të errët dhe misteriozë dhe shumë të lidhur me emocionet e tyre. E lexojnë shumë mirë tjetrin, prandaj Aro nga saga “Muzgu” duhet të jetë patjetër një Akrep.

Akrepat dinë te luajnë më mirë se kushdo tjetër, që ngjan së tepërmi me mënyrën si Aro vepron.

  1. Peshorja – Jasper Hale

Shenjat e ajrit janë zakonisht më intelektualët e horoskopit, por Peshoret janë edhe shumë te lidhur me emocionet në të njëjtën kohë. Ata gjithmonë janë në kërkim të balancës në jetën e tyre.

Kështu që një personazh si Jasper Hale përfaqëson më se miri standardet e një Peshoreje. Ai u beson ndjenjave të tij, por ka aftesinë ti kontrollojë ato, cka sjell një gjendje më te balancuar rreth tij.

  1. Virgjëresha – Bella Sëan

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë shumë të dashur dhe të sjellshëm, edhe pse mund të duken pak të turpshëm. Të fitosh zemrën e një Virgjëreshe nuk është gjithmonë e lehtë, por sapo dikush e bën për vete e ka për të gjithë jetën.

Ashtu sikur version njeri dhe vampir I Bella Sëan, të jesh pjesë e rrethit të saj është dicka e vecantë dhe pak e veshtirë për tu arritur, por sapo kalon brenda do të kesh gjithmonë dashurinë e saj.

  1. Luani – Rosalie Hale

Luanët janë shenja me shumë krenari, vetëbesim dhe janë tepër të besueshëm. Njihen edhe per kakrakterin e tyre pak të zjarrtë dhe agresiv.

Mund të jenë të veshtirë për tu menaxhuar, por ata nuk kanë turp të jenë vetvetja dhe të thonë atë qe mendojnë, tipike si Rosalie Hale.

  1. Gaforrja – Carlisle Cullen

Edhe pse kjo shenje përfaqësohet nga nje gaforre, ndonjëherë simboli mund te keqinterpretohet. Po ata mund të bëhen pak të egërr ndonjeherë, por në përgjithësi janë tepër të sjellshëm dhe inteligjentë.

Kjo është arsyeja pse Carlisle Cullen është gaforrja ideale. Ëmbëlsia e tij dhe lidhja emocionale me të tjerët është arsyeja pse familja e tij u kthye në një skuadër të fuqishme dhe të dashur vampirësh.

 

  1. Binjakët – Victoria

Superfuqia e Victorias si vampir duket të jetë e lidhur me superfuqinë standarde të Binjakëve, të dish dish si dhe kur të veprosh.

Victoria është eksperte në leximin e situatave, dhe Bjinakët janë ekspertë në leximin e njerëzve. Edhe pse njihen si persona me dy karaktere, ata e kuptojnë shumë mirë cfarë të tjerët duan nga ta dhe dinë si të tregojnë anën e pëlqyer te të tjerët.

  1. Demi – Edëard Cullen

Edëard Cullen është me të vërtetë Demi perfekt. Ata janë shumë të qetë dhe mund të duken tepër të rezervuar ose të turpshëm, por njekohësisht tepër më vullnet dhe kokëfortë.

Demat janë shumë të orientuar tek familja. Nëse mendojnë se e dinë se cfarë duhet të bejnë, do e bejnë. Nuk ju intereson shumë opinioni dhe mendimi I të tjerëve. Ti bindësh ta shohin situatën nga një tjetër këndvështrim është sfidë më vete.

  1. Dashi- Emmett Cullen

Nuk duhet të duket surprizues fakti se shenja e parë e horoskopit, Dashi të përfaqesohet nga një nha personazhet më agresive të klanit të Cullen, Emmett.

 

Nuk është se Emmett nuk I mendon dot gjërat ashtu si duhet, por për të është më e thjeshtë të veprojë sesa të mendojë si duhet të veprojë. E njejta mund të thuhet për një Dash tipik. Nderkohë që duhet ta mendojë veprimin e rradhës, Dashi hidhet në veprim dhe pret të shikojë pasojat.