Simboli që do të mbaje në tryezën e punës zbulon dëshirat e tua më të thella

Kuice

Zgjidh simbolin në foto nga i cili tërhiqesh më shumë. Pasi të kesh bërë zgjedhjen tënde, lexo më poshtë cilat janë dëshirat tuaja më shpirtërore:
Nëse ke zgjedhur:

Luani
Personat që kanë zgjedhur luanin tentojnë t’i shmangin përgjegjësitë që u ngarkohen. Ata fokusohen më tepër tek objektivat e tyre, tentojnë të jenë egoistë dhe të injorojnë të drejtat e njerëzve që i rrethojnë. Për këtë arsye mund të jetë e dobishme të ndryshoni perspektivë. Eliminoni gjërat që nuk ndikojnë në rritjen tuaj profesionale dhe njerëzore. Në fillim mund të duket e vështirë, por me kalimin e kohës do të shihni se do të ndiheni më të lumtur dhe më të shpërblyer.

Ora e rërës
Nëse ora e rërës ishte simboli që tërhoqi më tepër vëmendjen tënde, ke një marrëdhënie të komplikuar me të shkuarën. Mendja jote rri tek ato që keni kaluar, por ato që kanë ndodhur, kanë ndodhur, sidmos kur bëhet fjalë për përvoja negative që ju ndalojnë të jetoni plotësisht të tashmen. Një mënyrë e mirë për t’u çliruar nga kjo skemë është të jetoni në të tashmen dhe të bëni më të mirën tuaj çdo ditë, për të jetuar një jetë që ju bën të lumtur.

Hëna
Në këtë test, hëna përfaqëson të gjitha emocionet që fshehim brenda nesh. Kështu që nëse e keni zgjedhur, do të thotë që disa ndjenja negative brenda jush duhen larguar. Merrni kohë për të medituar rreth kësaj teme, për t’u qartësuar se çfarë duhet të ruani ose eliminoni nga jeta juaj.

Çelësat
Ata që kanë zgjedhur çelsat kanë një shpirt aktiv, që është përgjigja e shumë pyetjeve në shumë fush të jetës. Për këtë arsye, është e rëndësishme të punojnë fort për të kërkuar se ç’rrugë duhet të ndjekin për të gjetur atë që kërkojnë. Merrni kontrollin e jetës suaj dhe iniciativë për veprime që do të sjellin lëvizje të reja në jetën tuaj.

Dora e Hamsës
Kujtoni se pavarësisht se sa forca superiore duket se ju kontrollojnë, keni gjithmonë kontrollin e jetës suaj. Pranoni fuqinë tuaj dhe si pasojë veproni.
Mos lejoni asgjë dhe askënd, as vetveten t’ju kontrollojë. Nuk është gjithçka në dorën tonë, sigurisht, por kur pranojmë që liria jonë varet nga ne vetë, fillojmë të piketojmë një rrugë për një jetë më të lumtur.