25 Fakte dhe Statistika rreth LinkedIn

Kuriozitete

linked-in-HMG-CreativeLinkedIn është një rrjet social i cili konsiderohet më shumë profesional se sa personal, pra për klasën profesioniste.

Ja 25 fakte dhe statistika rreth LinkedIn.

1. LinkedIn u hap më 5 Maj, 2003.
2. LinkedIn u bë një kompani publike më 19 Maj, 2011.
3. Sot LinkedIn ka rreth 332 miliona përdorues.
4. 2 përdorues të rinj regjistrohen çdo 2 sekonda.
5. 42 miliona vizitorë vizitojnë LinkedIn nga celularët. (Nga 29 milionë një vit më parë)
6. Të ardhurat për tre-mujorin e tretë të 2014-s ishin $568 milionë, nga $393 milionë një vit më parë.
7. 107 miliona përdorues janë nga SHBA.
8. Qëllimi i LinkedIn është të ketë 3 miliarda përdorues.
9. Koha mesatare e shpenzuar në LinkedIn është 17 minuta në muaj.
10. 25 miliona profile shikohen në LinkedIn çdo ditë.
11. Duke përfshirë një foton tënde në profil, rrit shanset që profili juaj të shihet 11 herë më shumë.
12. Një në tre profesionistë në botë janë të regjistruar në LinkedIn.
13. 41% e përdoruesve e përdorin LinkedIn nga celularët.
14. Mesatarja e lidhjeve midis profesionistëve në LinkedIn është 930.
15. Ishin rreth 28 miliarda shikime të profileve në LinkedIn për tre-mujorin e tretë të 2014-s.
16. 13% e personave të lindur pas 1990’s përdorin LinkedIn.
17. Shpërndarja e artikujve të LinkedIn është vetëm 4%.
18. 39 miliona studentë përdorin LinkedIn.
19. 56% të përdoruesve janë meshkuj.
20. 44% të përdoruesve janë femra.
21. Rreth 30.000 artikuj të gjatë publikohen në LinkedIn çdo javë.
22. 41% e milionerëve përdorin LinkedIn.
23. 13% e përdoruesve të LinkedIn nuk kanë Facebook.
24. 59% e përdoruesve të LinkedIn nuk kanë Twitter.
25. Përdoruesit e LinkedIn shpenzojnë rreth 26% të kohës në rrjetin social duke përdorur aplikacionin për smartfon.