Ç’lloj inteligjence ke në bazë të shenjës së horoskopit?

Kuriozitete

horksokokfin

Ke menduar ndonjëherë se si cilësohet inteligjenca jote? Nuk ke pse e vret mendjen se si të përcaktojnë të tjerët sepse Living të sjell ‘fjalën’ e yjeve. Secila shenjë ka inteligjencën e saj…

Dashi
Ke inteligjencë dinamike, të pëlqen të zgjidhësh problemet. Nuk iu druhesh sfidave, edhe kur duken si luftëra të vështira.
Demi
Inteligjenca këmbëngulëse e demit e ndjek atë ngado. I ngadaltë në gjykim, përherë në ndjekie të intuitës…edhe kjo është një formë inteligjence.
Binjakët
Shenja që dominohet nga Mërkuri ka aftësi logjike dhe komunikuese. Inteligjenca e kësaj shenje është e shpejtë dhe arsyeja e qëndrueshme dhe e saktë.
Gaforrja
Jeni shumë të ndjeshëm ndaj dukurive të jashtme. I vlerësoni gjërat sipas antenave tuaja, ky është tipari I inteligjencës së gaforreve.
Luani
Keni inteligjencë të ndjeshme, dini të kapni rastet e rëndësishme dhe keni gjykim të kthjellët. Megjithatë, cilësia juaj më e madhe është besimi në vete dhe dyshimi te të tjerët.
Virgjëresha
Keni inteligjencë praktike! Nga ana tjetër jeni thuajse maniakë dhe kërkoni që gjithçka të jetë në perfeksion. Megjithatë, nuk i ke vetëm fjalë, i bën mendimet realitet.
Peshorja
Aftësia juaj për të marrë në dorë situatat ju bën të cilësoheni me inteligjencë diplomatike. Di të jesh dakord me të gjithë, por mbi të gjitha arrin të rregullosh edhe marrëdhëniet më ekstreme.
Akrepi
Vullneti, logjika dhe rezistenca janë cilësitë e akrepit. Është instiktiv dhe ka një formë inteligjenve të thellë që e përdor si mundësi mbijetese. Akrepi di ta gjejë zgjidhjen me intuitë.
Shigjetari
Ke inteligjencë të kthjellët e të gjallë. Nuk të pëlqen të qëndrosh në një vend dhe di t’i bësh mirë llogaritë e tua. Ke objektiv të qartë dhe di mënyrën e duhur për ta arritur.
Bricjapi
Je i prerë për studime dhe punë të vazhdueshme. Nuk lodhesh së dëgjuari dhe inteligjenca juaj është meditative. Reflekton shumë, por je edhe njeri që i mat e peshon mirë gjërat përpara se t’i bësh apo thuash.
Ujori
Shenja e ujorit dominohet nga Saturni dhe ndonjëherë është nën ndikimin e Uranit. Saturni është planeti i llogjikës ndërsa Urani cilësohet si planeti që i bën shenjat rebele dhe antikomformiste. Këto janë edhe tiparet e inteligjencës tënde.
Peshqit
Inteligjenca e peshqve është instiktive dhe racionale sepse janë shumë të ndjeshëm. Forca juaj është magnetike dhe e thellë./LIVING