Protesta në Tiranë, çfarë simbolizon kurora nga të rinjtë e PD-së?

Politikë

kuroraitane

Siç edhe u njoftua sot në orën 12:00 do të mbahet në Tiranë protesta e opozitës por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një instalacion në formën e një kurore. Ajo ka një diametër rreth 2 metra dhe në qendër të saj është portreti i kryeministrit Rama. Gjithashtu, në kurorë gjendën edhe portretet e Saimir Tahirit, Emiljano Shullazi, Kelment Balilit etj. Në krye të instalacionit gjendet edhe një gjethe hashashi. Sipas të rinjve të PD-së, kjo është ajo ç’ka Rama ndërtoi gjatë këtyre viteve, Mbretërinë e Krimit dhe të Drogës.