Çantat mund të përmbajnë edhe baktere vdekjeprurëse

Kuriozitete

antat-e-femrave-mund-të-përmbajnë-edhe-baktere-vdekjeprurëse-foto-780x439.jpg

Herën tjetër kur të hapni çantën për të marrë kuletën apo diçka tjetër, duhet dini se çfarë rreziqe fshihen aty, madje disa edhe me pasoja për jetën.

Një hulumtim ka zbuluar se në çantat e grave mund të ketë edhe E. Coli, baktere të rrezikshme dhe mbetje të nevojës.

Të gjitha këto, janë gjetur edhe në fund të çantave të llaptopëve dhe torbave për palestër.

Kampionët e marrë nga ky aksesor, kanë zbuluar rreziqet nga përmbajtja e sipërpërmendur si dhe streptokok nga mbetjet e nevojës që shkaktojnë pneumoni dhe meningjit bakterial.

Hulumtimi zbulon se 33 për qind e femrave, kurrë nuk i kanë pastruar çantat, që i mbajnë në baza ditore.

Për më keq, çdo e pesta ka pranuar se mbanë në çantë ushqime, si çamçakëz apo biskotë në mesin e gjësende tjera, transmeton Telegrafi.