Çfarë shoqeje jeni sipas shenjës së horoskopit/Pjesa e dytë

Kuriozitete

zodiackshgiqe

Pas marrëdhënieve dashurore, karrierës, rolit si nënë, etj duket se horoskopi ka ndikim edhe tek marrëdhënia që krijoni me miqtë. Pak rëndësi ka nëse jeni fanatikë të miqësive të vjetra si vera apo të hapur për t’u dhënë mundësi shoqërive të reja, shpeshherë janë yjet ato që përcaktojnë karakteristikat tuaja si shoqe. Në qoftë se i humbët 6 shenjat e para, mund t’i lexoni 6 shenjat e para ndërsa 6 shenjat e tjera le të përgatiten të zbulojnë karakteristikat e tyre si më poshtë:

7.Peshorja: Nuk janë të rralla rastet kur Peshorja është zhgënjyer nga shoqëria, madje shpeshherë edhe mund t’i ketë thënë vetes mjaft me kaq ‘’Nuk do të zë kurrë më shoqe.’’, por sërish nuk hiqni dorë lehtë prej tyre. Një shoqe Peshore është e matur, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë me mend në kokë.
8.Akrepi: Edhe pse Akrepët mund të duken disi të egër dhe seriozë në pamje të parë, janë miq mjaft besnikë. Janë shumë selektive kur bëhet fjalë për miqësitë e reja, ndoshta edhe për shkak të natyrës së tyre idealiste. Ju pëlqen të falin siguri tek shoqet dhe e mirëpresin këtë gjë edhe prej tyre.

9.Shigjetari: Shigjetari është një shenjë aventuriere dhe e dashuruar pas lirisë, dy karakteristika që i kërkojnë medoemos edhe tek miqtë. Kjo është arsyeja që i zgjedhin gjithmonë si vetja, nuk ju pëlqejnë personat e mbyllur dhe që nuk dalin jashtë kornizave.

10.Bricjapi: Jeni të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm me ata që i konsideroni miq. Thoni çdo gjë në sy prandaj shumë prej atyre që afrohen mbesin miq tuajit përgjithmonë.

11.Ujori: Fati është zemërgjerë me Ujorin pasi ka krah vetes miq të vërtetë që i ka përzemër. Herë pas here mund të ndodhë që të largoheni për pak kohë, por sa herë miqtë kanë nevojë për ndihme ju jeni të parët që ua ofroni.

12.Peshqit: Peshqit nuk e kanë shumë të lehtë të krijojnë miq, sidomos miq te afërt, por kur kjo ndodh përkujdeseni mjaft për ta. Disa mund te përtojnë nga bujaria juaj, kështu që është mirë të tregoheni gjithmonë të kujdesshëm./Burimi ”YourTango”