Disa rekorde të çuditshme Guinness

Kuriozitete

gines

Rekordet Guinness gjithmonë na njohin me persona tepër të veçantë dhe aftësi që nuk i dëgjojmë shpesh. Ju sjellim në vemëndjen tuaj disa prej tyre!

• Thaneswar Guragai hyri në rekordet Guinness, pasi arriti të mbante për plot 23 sekonda një top basketbolli mbi një furçë dhëmbësh, të cilën e kishte vendosur në gojën e tij.
• Brian Spott nga Kolorado (SHBA) arriti të ekuilibronte njëkohësisht 439 vezë mbi një dysheme.
• Rolf Bucholz fitoi titullin e burrit me më shumë piercing. Ai kishte plot 453 të tilla.
• Omleta më e madhe në botë u gatua në Turqi në tetor të vitit 2010. Ajo u skuq në një tigan gjigand me diametër 10 metra. Për gatimin e saj morën pjesë 65 kuzhinierë, të cilët thyen 110.010 vezë brenda në tiganin gjigand.
• Mbi 6.400 çifte në Hungari thyen rekordin e puthjeve, pasi ata u puthën njëkohësisht para parlamentit të vendit. Ngjarja e ndodhur në vitin 2007 e meritonte të hynte në Rekordet Guinness.