Dorëshkrimi i Martin Luther King Jr. shitet për $42,000

Kuriozitete

Pak ditë përpara ditës së Shën Valentinit, u zbulua një shënim i rrallë i Martin Luther King Jr. mbi kuptimin e dashurisë.

Shënimi, i cili besohet se daton aty nga mesi i viteve 1960, është në shitje nga kompania e relikteve Moments in Time.

Letra e shkruar me shkronja dore të pjerrëta është një shënim i rrallë i udhëheqësit të njohur të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, çmimi mund të duket vërtet i lartë, megjithatë është një dorëshkrim i lashtë që “përmbledh filozofinë e jetës së King dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme.”

“Dashuria është forca më e madhe në univers. Ajo është rrahja e zemrës së kozmosit moral. Ai që dashuron është pjesë e qenive të Zotit.”