Gerondi, djali që shpiku aplikacionin e parë dedikuar shqiptarëve

Kuriozitete

aplkacxiioni

Gerond Aliaj ka 20 vite që është larguar nga Shqipëria, fillimisht në Itali e më pas në Kanada e Angli ku jeton edhe sot. Energjia që e karakterizon dhe largpamësia, bën që ai të kishte etje për tu “rritur” në botën e re që po krijonte, duke studiuar Informatikë, Bisnes, Menaxhim dhe Marketing Online. Megjithëse prej disa vitesh punon në Media Agency më të madhe në UK me mbi 15 mijë të punësuar kudo në botë.

Nuk thonë kot se oreksi vjen duke ngrënë, ndaj ai kërkoi edhe më shumë nga vetja. Pas një kërkimi të hollësishëm disa vjeçar, atij i lindi një ide:të krijontë një aplikacion për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke ia bërë atyre më të lehtë komunikimin dhe njohjen midis tyre. Për këtë ide, mbase ka ndikuar në mënyrë të pandërgjegjshme edhe fakti se Roni sic e thërrasin miqtë, është single. Në kërkim të shpirtit binjak tëvetes, ai krijoi këtë mundësi edhe për mijëra shqiptarë të tjerë. Aplikacioni i quajtur 1KAFE,i dedikuar shqiptarëve, mund të përdoret falas (deri në 10 persona te ndryshëm) dhe mund të shkarkohet në imunes App Store ose Google Play per Android. Duket se ky do të jetë një sukses i paparë përderisa sipas raportimeve edhe të rrjetit social Facebook,rreth 74 % meshkuj dhe 26% e femrave mbi 18-34 vjec në Shqipëri e Kosovë janë single.

750x750bb

Sa shumë e “poqe” në kokën tënde dhe pas sa kohësh e konkretizove?

-1 vit pjekje në kokë dhe 1.5 vjet realizim konkret. Kam dështuar 2 herë (për arsye të ndryshme) dhe kjo është hera e trëtë në përpjekjen time.

Ti vetë je single?

-Për mirë apo për keq, po.

A je bërë pjesë intensive e bisedave me shqiptarë të tjerë në 1kafe?

– Jo intensive (nuk kam kohë), por kam biseduar me dy-tre persona interesantë , ka vajza shumë të mira në 1Kafe.

Sa ditë ka që është hapur aplikacioni?

– Aplikacioni është publikuar në mënyrë soft (me fjalëgoje) në fillim, saktësisht në 25 tetor 2017.

Si janë shifrat dhe a janë përmbushur pritshmëritë e tua si ideues deri më tani?

– Një javë më pas u krijua një fushatë marketingu online, duke marrë si target kryesisht Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kjo u integrua nga njëfushatë në terren, në Tirane dhe Prishtinë për të dhënë më shumë dukshmëri. Pritshmëritë tona ishin diku tek 5000 user në muajin e parë por kjo është tejkaluar gjërësisht me 60% më shumë.

Cfarë pritet të mbajë aplikacioni përveçchatit?

– Aktualisht aplikacioni ka dhe një funksion tjetër: atë të kërkimit dhe gjetjes së eventeve të artistëve shqiptare kudo në botë. Kjo mundëson publikun të kërkojë, ruajë dhe shtojë datat në kalendarin e tyre. Më vone do të mund të blejne biletat direkt nga aplikacioni. Në të ardhmen kemi planifikuar funksione të reja të cilat do të ofrojnë më shumë për publikun e 1Kafe, por që janë surprizë.

Janë anëtarësuar më shumë meshkuj apo femra deri më tani ?

– Në të gjitha aplikacionet e takimeve online, publiku më i vështirë për t’u bindur që të përdorë aplikacionin është ai femëror. Aktualisht ne kemi (si dhe të tjerët) një shumicë meshkujsh, por femrat po regjistrohen me një ritëm më të lartë se sa në fillim.

Si është pritur?

– Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj anëtarëve tanë dhe po bëjmë çmos që të sigurojmë sidomos vajzat shqiptare, që në 1Kafe janë të mbrojtura nga sistemi: përveç funksioneve të bllokimit apo raportimit, ne kryejmë periodikisht analiza për të parë dhe hequr profile fallco ose që nuk respektojnë të tjerët. Përpos kësaj, është pritur jashtëzakonisht mirë. Ka më shumë se 15000 (po po, 15 mijë) chate të hapura, që do tëthotëqë njerëzit po komunikojnë shumë me njëri-tjetrin. Kemi emaile të shumte, sugjerime, përgëzime dhe disa herë dhe vërejtje për disa aspekte të cilat ne mundohemi ti marrim parasysh në versionet e reja që publikojmë çdo javë.

Prurjet, a garantojnë deri më tani që do e “gjejnë” shpirtin binjak?!

– Absolutisht po! Kini parasysh se vajzat marrin tipikisht 50 herë më shumë mesazhe se sa djemtë, kështu që statistikisht kjo u jep atyre një mundesi fantastike për të gjetur shpirtin binjak. Djemtë fundja e fundit, janë gjithmonë gjuajtës.

A ka një filtër përzgjedhës?!

– Filtri ynë është jashtëzakonisht i avancuar, ndoshta tepër i tillë,për disa aspekte. Kjo sepse sa më shumë informacion që një person vendos për veten e tij, aq më shumë e mundur është për sistemin që të filtrojë midis tyre. Këtë anë po mundohemi që ta garantojmë në të ardhmen duke vendosur shpërblime për anëtarët, që të plotësojnë aspekte të ndryshme të profilit të tyre. Psh, nëse dikush ka më shumë se 3 foto, mundësia që ai të marrë një mesazh nga dikush rritet me 25%, e kështu me radhë.

Cfarë target grupi janë ata që regjistrohen, dhe çfarë statusi shoqëror?

– Shumica janë mosha 18-34 por dhe deri në 50 vjeç (nuk kufizojmë moshën, seksin apo llojin e komunikimit). Kryesisht janë të mirëshkolluar, me një punë të mirë. Statusi shoqëror mandej është i përzjerë: 65%+ është single, 25% të martuar dhe pjesa tjetër me status të ndryshëm (në një marrëdhënie ose të fejuar). Kuptohet që asnjë nga këto detaje nuk bëhen publike për asnjë nga anëtarët tanë. Ajo që duhet të kuptohet është që 1Kafe nuk është thjesht për të gjetur shpirtin binjak, por më shumë një komunitet që shqiptarët të gjejnë njëri-tjetrin, takohen, njihen dhe forcojnë marredhëniet e tyre. Kjo 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në të gjithë globin.