Ja çfarë tregon horoskopi për fëmijën tuaj (6 shenjat e dyta)

Kuriozitete

femijethoroskopi1

Raporti prind-fëmijë është një ndër lidhjet më të bukura dhe më të komplikuara që mund të ekzistojnë. Shumë prindër krekosen duke thënë se i njohin fëmijët e tyre më mirë se gishtat e dorës, por harrojnë që fëmija është qenie e pavarur. Ju mund të mësoni prej tyre duke u nisur nga detaje thuajse të parëndësishme në dukje, siç është për shembull shenja e horoskopit. Ja ç’thonë yjet për lepurushët tuaj :
Peshorja: Edhe pse në një moshë fare të njomë, fëmijët e shenjës së peshores duan të jetojnë në një botë ideale ku çdo gjë është e bukur dhe në vendin e duhur. U pëlqen të jetojnë në harmoni me prindërit, vëllezërit, kushurinjtë dhe shokët e klasës. Janë fëmijë të qetë, të duruar dhe dëgjojnë me vëmendje këshillat e prindërve.
Akrepi: Akrepët e vegjël nuk pickojnë si insekti me të njëjtin emër, por u pëlqen të tregojnë sekretet e të tjerëve. Janë natyrë shumë e thellë dhe shpesh të pakuptueshëm, por njëkohësisht miqësorë dhe të dashur. Vëzhgues të mirë që shohin gjithmonë përtej aparencës.
Shigjetari: Fëmijët e shenjës së shigjetarit janë të qeshur, simpatikë dhe shumë kureshtarë. U pëlqejnë pyetjet që nisin me ‘’përse’’ dhe nuk lodhen derisa të marrin përgjigjen e duhur. U pëlqejnë lojërat në natyrë, sporti dhe festat me shumë fëmijë.
Bricjapi: Ndryshe nga fëmijët e shenjave të tjera, bricjapët e vegjël duken më të rritur për moshën që kanë. Janë shumë të përqendruar, të vendosur dhe luftarakë derisa t’u plotësohen të gjithë dëshirat. U pëlqen të debatojnë për gjithçka, por mbi të gjitha të dalin fitues në fund.
Ujori: Vogëlushët e shenjës së ujorit janë inteligjentë dhe ëndërrimtarë. Nëse do u jepej një shkop magjik, me siguri dëshira e parë e tyre do të ishte ta bënin botën një vend më të mirë. Janë shumë të dashur, të ëmbël dhe nuk i fshehin kurrë emocionet.
Peshqit: Të gjithë prindërit që kanë një fëmijë të shenjës së peshqve e dinë shumë mirë ç’do të thotë të kesh një botë përrallash brenda katër mureve të shtëpisë. Këta fëmijë duan të realizojnë çdo fantazi të mundshme, nga lojërat me indianë e deri tek Peter Pan-i fluturues. U pëlqen të luajnë me imagjinatën, të krijojnë situata humori, i duan shumë kafshët shtëpiake dhe natyrën.

Në qoftë se keni humbur gjashtë shenjat e para klikoni këtu.