Ka filluar të luajë rolin e derrkuces Peppa që në moshën 5 vjeçare, tani është milionere, ja sa fiton në një orë adoleshentja

Kuriozitete

Peppa Pig është padiskutim një prej personazheve më të dashur të fëmijëve dhe këta të fundit mund ta ndjekin në ekranin e Tring Tring çdo ditë. Sigurisht që vogëlushët tuaj e shohin këtë film të dubluar në shqip, por e dimë që në youtube ata dëgjojnë zërin e “vërtetë “ të Peppës. Vogëlushja që ka dubluar në anglisht zërin e derrkuces rozë ishte vetëm pesë vjeç në atë kohë e në moshën 21 vjeçare ajo do të jetë milionere falë punës me kohë të pjesshme që ka bërë në fëmijëri ! Arsyeja: Seriali i animuar është aq i famshëm, saqë i gjeneron 16 vjeçares të ardhura marramendëse. Aktroja britanike Harley Bird fiton rreth 1.000 dollarë për një orë transmetim.Në atë moshë, ajo paguhej vetëm katër paund ora, por popullariteti i serialit sigurisht që u shoqërua me rritjen e fitimit.

Duket se aktorja ndonëse tashmë 16 vjeç vazhdon ta bëjë zërin e një derrkuceje të vogël shumë mirë dhe askush nuk ka ndërmend ta zëvendësojë atë. Ajo e ‘kupton me të vërtetë karakterin’: ‘Unë e di se si flet ajo, si do t’i bënte gjërat, se si do të reagonte” thotë adoleshentja.