Kush rrezikojnn të bëhen më të varur nga cannabis, femrat apo meshkujt?

Kuriozitete

cannabis

Cannabis-i ose siç ne e quajmë ndryshe “hashashi”, kohët e fundit është duke e përdorur gjithmonë e më shumë në disa vende të botës, ligjërisht e kemi fjalën.Në një studim të kryer nga ‘’Këshilli i Kërkimeve Shkencore Nacionale’’ në Itali studiuesit na prezantojnë me një fakt të ri. Sipas tyre femrat kanë më shumë mundësi të bëhen të varura nga cannabisi se sa meshkujt dhe kjo ka një shpjegim biologjik.Varësia tek femrat justifikohet nga hormoni estrogjen dhe efekti që vetë substanca ka në trurin e tyre. Kështu qelizat e trurit shtojnë ndjenjën e ‘’kënaqësisë’” dhe ‘’shpërblimit’’ në sajë të estrogjenit dhe estradiolit. Ato ndikojnë dhe se si femrat lëvizin ,sillen në jetën sociale dhe filtrojnë informacionet që vijnë në tru.

Cannabis for beginners 51243694 l large

Prandaj canabissi ka ndikim më të madh në jetën e tyre dhe rrjedhimisht ka më shumë shanse të jenë të varura .Ky studim është i rëndësishëm pasi jo vetëm shpjegon efektet si tek meshkujt dhe tek femrat të kësaj lënde por na provon se përdorimi i saj ka ndikime të ndryshme në varësi të gjinisë. Gjithashtu pritet të konfirmohet se efektet varen dhe nga mosha e individëve përdorues. Gjithmonë e më shumë po bëhen kërkime të reja për cannabisin pasi tymosja e saj, sidomos e llojit sintetik, po arrin rekorde të reja në të gjithë botë dhe shpejtë mund të bëhet çeshtje globale legjitimiteti i kësaj lënde