Me ndryshimet e fundit, duhet të mendoheni mirë përpara se të bëni një koment në Instagram

Kuriozitete

Instagram po mundohet cdo ditë të bëjë ndryshime të shumta për të përmirësuar gjithmonë e më shumë platformën e tij. Ndryshimi më i fundit ka të bëjë me ” Captions ” dhe me komentet nëpër foto.
Në 16 Dhjetor, Instagram prezantoi opsionin e tij të fundit, për të shmangur komentet ofenduese. Përpara se të lini një koment jo shumë të këndshëm, mendohuni edhe një herë.
Nëse një koment do të jetë ofendues, ju do të njoftoheni në mënyrë që ta fshini komentin tuaj ose të mund ta editoni atë përpara se ta postoni.
Ky opsion është paraqitur në Amerikë dhe në vendet e tjera pritet të lancohet në vitin 2020.