Ndryshimet që sjell Hëna e ‘përgjakur’ tek këto shenja…

Kuriozitete

supermoon

Mbrëmjen e djeshme, ndodhi eventi qiellor të cilin të gjithë kishim një muaj që e prisnim. Hera e parë pas 150 vitesh, që do të mund të shijonim Hënën e plotë, Hënën blu dhe Hënën e përgjakur. Një fenomen i rrallë, që ofron një pamje spektakolare.
Por, normalisht ky fenomen sjell disa ‘pasoja’. Sidomos tek këto shenja:
Dashi
Ndikimi i Hënës do të jetë kryesisht në financat tuaja. Mund të stresoheni për çështje lekësh, por megjithatë nuk duhet të stepeti. Mos u trembni dhe të anulloni planet tuaja. Hëna e re, do t’iu ndihmojë ta kaloni këtë fazë.
Demi
Kjo periudhë, është periudha e vendimeve të rëndësishme për Demin. Hëna i shtyn të marrin vendime rreth çështjeve më të mëdha që kanë. Por, kini kujdes! Ky nuk është momenti i duhur për të bërë këtë gjë, pasi nuk jeni plotësisht të qetë dhe të kthjellët.
Binjakët
Kjo shenje do të fokusohet tek personat e zemrës. Nëse keni një person të afërt, i cili ka nevojë për ju, atëherë do të tregoheni një mik i vërtetë. Interesohuni për problemet e miqve tuaj, pasi dikush pran jush ka nevojë për ndihmë.
Gaforrja
Pas Hënës Blu, gaforrja ka vendosur të heqë dorë nga e shkuara. Çdo gjë tashmë lihet pas dhe gaforret vazhdojnë rrugëtimin e tyre me kokën drejt. Hëna e re, do iu tregojë rrugën e duhur që duhet të ndiqni.