Një elefant vendos të kruhet…

Kuriozitete

 

largea kruhet1407342161
Dy pasagjerët e tmerruar dhe shoferi e kanë gjetur veten në vendin e gabuar në kohën e gabuar kur një elefant gjigant është përpjekur të kruhet me tavanin e makinës së tyre. Imazhet të pabesueshme janë marrë nga Armand Grobler, një nga menaxherët e Parkut Kombëtar Pilanesburg të Afrikës së jugut.

Ai tha se kishte studiuar etimologji, shkencë që merret me sjelljet e kafshëve. Sipas tij elefanti ka qenë në një periudhë me nivele të larta testosteroni të cilat e bëjnë të ndizet si një dem por në këtë rast ai nuk ka shfaqur shenja agresioni.

“Elefantët kur ndodhen në këtë periudhe përdorin pemët dhe gurët për të ulur simptomat e të kruarit. Ne nuk ishim të sigurt se çfarë të bënim kur elefanti i është afruar makinës. U frikësuam se diçka mund tu ndodhte shoferit dhe pasagjerëve por nuk kishim ç’të bënim”, tha Gobler.

Pasagjerët dhe shoferi nuk patën dëmtime. Të tre ishin të shokuar nga çfarë ndodhi por të lumtur që shpëtuan gjallë. Makina fatkeqësisht pësoi dëmtime të rënda. Xhamat ishin të thyer dhe tavani dhe pjesa e përparme e makinës ishin shkatërruar.

largea kruhet1407342161

largea kruhet1407342161

largea kruhet1407342161

largea kruhet1407342161