Njerëzit me këtë tipar të personalitetit priren të tradhëtojnë më shumë

Kuriozitete

cheaonf

Besimi është themeli i një lidhjeje dhe në mungesë të tij gjithçka mund të ndodhë. Nëse ende nuk keni fituar besimin e plote tek partneri dhe ende i kontrolloni telefonin natën pa dijenin e tij, më mirë të shihni për këto tipare tek personaliteti i tij. Nëse tradhëtirat online mund të fshihen lehrtë pa lënë gjurmë, karakteri nuk mund të fshihet për shumë kohë.
Njerëzit që u shmangen përgjegjësive priren më shumë drejt tradhëtive sepse e kanë shumë të vështirë të pranojnë një njeri tjetër për atë që është ta respektojnë e t’i qëndrojnë besnikë.
Ndryshe nga arsyeja tradicionale e tradhëtive ( epsh i pangopur ose romancë në zyrë) arsyeja më e zakonshmee tradhëtive lidhet me mungesën e përgjegjshmërisë.
Pabesia mund të jetë një strategji emocionale rregullatore e përdorur nga njerëzit me këtë karakter që i bën ata të ndihen më të qetë dhe jo në faj.
Akti i tradhëtisë i ndihmon ata të shmangin fobinë e angazhimit, dhe largohen nga partneri i tyre duke ruajtur hapësirën e lirisë.

Burimi: Living