Njihuni me super jahtin 110 metra të gjatë

Kuriozitete

jahti

Është prodhuar super jahti me madhësi të katedrales Shën Pauli në Holandë. Kjo anije luksoze posedon pishinë, bar dhe një akuarium gjigant.

Ajo është e gjatë 110 metra dhe konsiderohet si jahti më i madh që ndonjëherë është ndërtuar në Holandë, dhe ka arritur të futet në top 10 e super jahteve më luksoze në botë.

Jahti Jubilee mund të akomodojë 30 mysafirë në 15 dhomat e gjumit, që janë të pajisura me mobile moderne që pushuesin e bën të ndihet se është në një hotel me pesë yje.

E ngjyrosur me të kaltër dhe të bardhë, jahti peshon 4.500 ton dhe është i ndërtuar nga çeliku dhe alumin dhe lëviz me një shpejtësi maksimale prej 18 nyjeve.

Burimi: Botasot.info