Parashikimi i motit për ditët në vazhdim; edhe kohë sa do të vijojnë shirat?

Kuriozitete

shiuu

Ndryshe nga temperaturat e zakonshme të majit nëpër vite, këtë pranverë, moti nuk ka qenë asnjë javë i qendrueshëm. Edhe fundjava që shkoi vazhdoi të ishte e vrenjtur e me shira. Sa do të vijojë kjo klimë e paqendrueshme?
Parashikimet thonë se e gjithë dita e sotme do të jetë me temperatura mesatare 13 gradë dhe shira lokalë. Shirat do të vazhdojnë njësoj gjatë ditës së sotme, për t’u pakësuar nesër kur edhe temperaturat do të rriten. Prej ditës së enjte të kësaj jave, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe me diell, me temperatura që rriten ndjeshëm deri në 7 gradë. Shpresojmë që këto të jenë ditët e fundit me shi…