Sa paguhet Barack Obama ?

Kuriozitete

 

obama-606x330

Presidenti i superfuqisë ekonomike të botës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka rrëfyer para stafit të Byrosë për mbrojtjen financiare të konsumatorëve se një muaj më parë ‘ate tradhëtoi kartela bankare’ .

Me humor Obama shpjegoi se ate e shpëtoi nga situata bashkëshortja e tij, Michelle, e cila e pagoi darkën në vend të tij, meqë kartela e saj funksionoi.

“Duket se unë nuk po e përdori sa duhet kartelën” tha Obama duke qeshur.

Batuta e Obamës kishte për qëllim ti tregonte se masat mbrojtëse për kartelat debit, që janë ndërmarr për të parandaluar vjedhjet , e kanë afektuar edhe Presidentin amerikan.

Kartela e tij ishte jashtë funksionit jo pse ai nuk kishte dollarë në te. Paga e tij vjetore është 400 mijë dollarë apo 313 mijë e 504 euro. Veq kësaj ai ka edhe të hyra në lartësi prej 39 mijë e 188 eurosh në emër të shpenzimeve që nuk tatimohen