Tashmë Instagrami do ua thotë vetë se kur duhet të dilni nga aplikaconi!

Kuriozitete

iiiinst
Dihet se pjesën më të madhe të baterisë, njerëzit e harxhojnë kryesisht duke parë Instagramin. Ndoshta, shumë herë shikojnë të njejtat foto, të njejtat Story, megjithatë, nuk duan të largohen prej aplikacionit. Ndërkaq, koha e shpenzuar në të, është kohë e shpenzuar kot. Megjithatë, që prej javës tjetër, do të jetë vetë aplikacioni ai që do t’iu lajmërojë se kur duhet të ndaloni.

dy dit

“You’re All Caught Up”, do të jetë njoftimi që do iu shfaqet, në momentin që ju keni mbaruar së parë çdo postim të dy ditëve të fundit. Postimet mbi këtë shenjë, janë postimet e ditës së sotme të cilat ju i keni parë, ndërsa postimet nën shenjë janë të një ditë më parë, të cilat gjithashtu me shumë gjasa i keni parë. Kështu që, kalojeni tani kohën tuaj duke bërë diçka tjetër.