Të puthesh në distancë – teknologjia e pabesueshme

Kuriozitete

kidididi2

Një lidhje në distancë është gjithmonë e vështirë, pasi kontakti fizik midis dy personave është thuajse i pamundur. Megjithatë, shkencëtarët e Imagineering Lab në City University London kanë shpikur në pajisje e quajtur Kissenger e cila imiton puthjen reale.

Kjo pajisje është e përbërë nga një pjesë silikoni dhe disa sensor të cilët i japin përdoruesit ndjesinë e një puthje të vërtetë.

Edhe pse nuk zëvëndëson puthjen reale, mbase kjo pajisje do t’i bëjë të ndihen mirë të gjithë ata që të dashurin apo të dashurën e zemrës e kanë larg.