Maska me aspirinë – magji për flokët tuaj

Lifestyle

hairhishsi

Nëse keni probleme me flokët tuaj, atehërë një nga përbërësit kryesorë natyral i cili sjell përfitime të menjëhërshme është aspirina. Ajo i bën floket të butë e të shkëlqyeshëm.

Maska që duhet të përgatisni është si më poshtë:
1. Bëjini pluhur 3-4 kokrra aspirinë.
2. Hidhini në një shishe me ujë të nxehtë.
3. Tundeni mirë deri sa të shkrihet e gjithë përbërja.
4. Lijeni të ftohet dhe më pas aplikojeni në flokë.

Kjo lloj maske rekomandohet për flokë të yndyrshëm ose flokë të cilat kanë probleme me zbokthin. Këshillohet të përdoret një herë në javë. Është e rëndësishme të dini se aspirina nuk e ushqen rrënjën e flokut por ndikon në pamjen e jashtme të tij.