Zbulimi me i ri mbi dobishmerine e çokollatës

Kuriozitete

 

cokollate

Falë shkencës një studim i ri e lidh konsumin javor të çokollatës me mirë funksionimin e trurit.

Nëse po kërkoni të përmirësoni shëndetin tuaj fizik dhe mendor, shkenca nuk ka mungesë rekomandimi. Bëni ushtrime më shumë, sugjerojnë rreth një milionë studime, hiqni dorë nga multitasking, hani më shumë drithëra.

Të gjitha këto janë gjetje që ja vlejnë dhe do bënim mirë t’i merrnim parasysh këto këshilla, por le të jemi të sinqertë: asnjë nga keto rekomandime nuk do iu bëjnë të kërceni nga gëzimi.

Por kjo mund të ndryshojë me një studim të kohëve të fundit nga studiuesja Australiane e të ushqyerit Georgina Crichton dhe kolegët e saj. Ajo ka analizuar të dhënat e gjeneruara nga Studimi “Maine-Syracuse Longitudinal”, i cili ka gjurmuar faktorë të jetesës dhe rezultatet e shëndetit të rreth 1,000 personave për dekada të tëra. Vitet 2001 dhe 2006 përfshinin mbledhjen e informacionit të detajuar rreth subjekteve të dietave. Çfarë ka gjetur ekipi Crichton kur ata analizuan numrat?

Lajmet më të mira të shkencës shëndetsorë që do të lexoni gjatë gjithë ditës.

Pas një analize të kujdesshme që kontrollonte për faktorë të tjerë të jetesës, ekipi zbuloi se një ushqim krejtësisht i habitshëm duket se përmirëson ndjeshëm funksionimin mendor – çokollata.

Po, e dëgjuat mirë. Nuk janë fibrat, as sallatrat, por një ushqim më i shijshëm, çokollata e shijshme. Këta shkencëtarë në të vërtetë po iu rekomandojnë që të hani një prej ushqimeve më të shijshme përreth.

Saktësisht çfarë efektesh mund të ketë konsumimi i çokollatës? Ekipi pa një lidhje mes konsumimit të çokollatës dhe përmirësimit të kujtesës vizuale, organizimit, arsyetimit abstrakt dhe memories. Me pak fjalë, çokollata duket se e bën trurin tuaj të punojë shumë më mirë.

Dhe jo, kjo nuk do të thotë që njerëzit e zgjuar hanë më shumë çokollatë. Një studim konfirmoi se konsumimi i gjërave të ëmbla çon në përmirësimin e funksionimit njohës, por jo anasjelltas.

Pse truri e do çokollatën?

Pse konsumimi i çokollatës ka efekte të tilla pozitive në trurin tonë? Askush nuk është 100% i sigurtë dhe më shumë kërkime janë planifikuar, por studiuesit ofrojnë disa hipoteza për Washington Post.

“Ushqyesit të quajtur “cocoa flacanols”, të cilat gjenden kryesisht në kakao dhe po ashtu në çokollatë, duket se kanë një efekt pozitiv në trurin e njeriut”, vë në dukje gazeta, duke përmendur disa studime të mëparshme. “Çokollata, ashtu si kafja dhe çaji, gjithashtu ka methylxanthines, bimë që rrisin funksione të ndryshme trupore,” shton ai.

“Sigurisht që konsumimi i saj duhet të konsiderohet brenda një modeli të përgjithshëm ushqimi të shëndetshëm,” ua kujton Crichton adhuruesve të çokollatës që mund të joshen nga entuziazmi i tyre dhe të konsumojnë pa kriter atë.

Megjithatë, edhe në qoftë se kjo nuk është një lejë shkencore për të ngrënë pa kufi çokollatë, është prapë një rezultat i ëmbël. Kështu që shkoni dhe konsumoni çokollatë. Duket se kjo nuk është dhe aq gjë e keqe pas të gjithave.

Burimi: Businessmag.al