Zbuloni në cilin vend renditet shenja juaj gjatë datave 30 gusht-5 shtator

Kuriozitete

Dashi: Kjo javë do t’ju gjejë paksa të shpërqendruar. Lidhja në çift nuk do të jetë në harmoni dhe herë-herë do të keni probleme. Do të ishte e këshillueshme që të bënit disa ditë pushim, gjithmonë nëse është e mundur, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet në vendin e punës dhe kudo. Dashi do të vendoset  në vend të 11-të.

Demi: Dueti Mars-Diell, që do të qëndrojë në shenjën tuaj për gjithë javën, si dhe prania e Hënës, me siguri që do t’ju ndihmojnë. Vëruni veshin kritikave dhe vërejtjeve të atyre që ju duan të mirën. Kjo do t’ju ndihmojë si në aspektin profesional edhe në atë personal. Demi këtë javë do të mbajë vendin e tetë.

Binjakët: Java do të fillojë e mbarë për shenjën e parë të ajrit. Deri më datë 1 shtator duket se gjithçka do t’ju shkojë mirë. Trinomi Hënë-Venus-Jupiter ju favorizon. Një vendosje  e tillë e planetëve do të ndikojë që ta shikoni botën me sy tjetër. Do të jeni më të hapur ndaj mundësive të reja. Binjakët do të jenë të pozicionuar në vend të pestë.

Gaforrja: Pas një periudhe të gjatë pasigurie dhe hezitimi për të ardhmen, tashmë ndiheni më të sigurt për zgjedhjet që keni bërë dhe e shikoni botën me sy optimistë. Me siguri që do të arrini t’i kënaqni ambiciet tuaja dhe do të ndiheni të plotësuar. Shenja e parë e ujit do të mbajë vendin e gjashtë.

Luani: Në përgjithësi kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Luanit. Do të tregoheni më të vendosur se kurrë dhe do t’i kushtoni rëndësi ndjenjave. Do të arrini t’i kapërceni vështirësitë dhe t’i jepni partnerit më shumë liri. Kështu dhe marrëdhënia në çift do të jetë më harmonike. Këtë herë ju takon vendi i tretë.

Virgjëresha: Ky nuk është momenti i duhur për të marrë iniciativa të guximshme. Marsin, Diellin dhe Neptunin do t’i keni në prapavijë. Do të jetë një javë e vështirë, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Shfrytëzojini këto ditë për të zgjidhur disa probleme familjare dhe mos harroni se kohë më të mira do të vijnë. Ju do të mbani vendin e 12-të.

Peshorja: Duket se gjërat do t’ju ecin mbarë në fushën e ndjenjave. Me Venusin dhe Mërkurin në shenjë do të jeni të favorizuar në çështjet e zemrës, sidomos pas datës 31 gusht. Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës do të jenë ata që do të përfitojnë më së shumti. Pasioni do të mbizotërojë në jetën tuaj. Peshorja do të mbajë vendin e dytë.

Akrepi: Një rol të rëndësishëm në shenjën tuaj do të luajnë marrëdhëniet ndërpersonale, sidomos kur bëhet fjalë për miqësitë e vjetra. Duke ju dhënë miqve një hapësirë më të madhe në jetën tuaj, edhe vetë do të ndiheni më të vlerësuar dhe të plotësuar. Shenja e dytë e ujit do të mbajë vendin e shtatë.

Shigjetari: Deri nga mesi i javës Hënën dhe duetin Mars-Diell do t’i keni në prapavijë. Do ta keni të vështirë të ruani përqendrimin dhe prandaj mund të hasni probleme në punë. Për fat, me kalimin e Venusit në shenjën tuaj gjërat do t’ju bëhen më të lehta dhe do të ndiheni më mirë shpirtërisht. Shigjetari do të jetë në vend të katërt.

Bricjapi: Mundohuni që të ruani ekuilibrat. Do t’ju duhet që me raste të tregoheni të butë dhe herë të tjera të vrazhdë, në varësi të situatës. Nuk keni si veproni ndryshe, duhet të përshtateni me personat që ju lidh puna. Në dashuri nuk ka asnjë të re hëpërhë. Për Bricjapin parashikohet vendi i nëntë.

Ujori: Zhvendosja e Jupiterit tek Ujori do t’u japë të lindurve në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhunti të shkëlqyera perceptuese. Intuita do t’ju ndihmojë sidomos në sferën e ndjenjave. Do ta keni kështu më të lehtë t’i kuptoni qëllimet e të tjerëve. Këtë javë do të mbani vendin e parë.

Peshqit: Me planetët të vendosur në prapavijë, Peshqit do të preken në pikën e tyre të dobët, që është pesimizmi. Ta shikoni gotën gjysmë bosh do të bëhet sporti juaj i preferuar gjatë këtyre ditëve. E shikoni të ardhmen të errët dhe nuk guxoni të shpresoni për më mirë. Mos harroni se gjithçka në këtë jetë është kalimtare. Juve ju takon vendi i dhjetë.