Familja Mbretërore poston fotot e ëmbla në 7-vjetorin e Princit George

Lifestyle

Princi George, djali i madh i Dukës së Kembrixhit, princit William dhe Dukeshës Kate feston sot ditëlindjen. Ai mbush 7 vjeç dhe faqja zyrtare e Kensington Palace ka postuar disa foto të ëmbla të tij, ku George duket një djalë më i rritur dhe më serioz.

Fotoja e parë është shkepur nga Dukesha Kate dhe u postua në prag të ditëlindjes së tij.

Në  foton e dytë princi i vogël duket më i qeshur dhe më i lumtur.

‘Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura në ditëlindjen e princit George sot’, shkruhet përkrah fotos në faqen zyrtare në Instagram të familjes mbretërore.