Nga karamelet që fshihte mami tek krahasimi me kushërinjtë, 11 zakonet shqiptare që habisin këdo

Lifestyle

Ne shqiptarët jemi një popull me zakone e mënyra sjellje të cilat na bëjnë të buzëqeshim, por dhe habisin dhe mrekullojnë ata që nuk na njohin. Disa prej nesh i kanë urryer këto zakone e sjellje që  në fëmijëri, disa të tjerë që kanë ikur në vegjëli i kanë harruar, ndërsa  të tjerë refuzojnë t’i zbatojnë. Sido që të jetë, të paktën  në çdo vend të botës, ju do dalloni një shqiptar nga:

1.Në një shtëpi shqiptare ka gjithmonë biskota e karamele për “ata”, mysafirët që do të vijnë. Biskotat apo karamelet e qerasjes janë më të mira se ato që kemi të drejtë të konsumojmë.

2. Rakia është ilaç çudibërës. Ajo dezinfekton, largon të ftohurit, shërben për të tretur, kundër dhimbjeve, si rritës imuniteti e shumë legjenda të tjera.

3.Gjella pa mish nuk është gjellë. Speca të mbushur me mish, byrek me mish, sarma me mish, patate me mish, mish me mish, e kështu me rrdhë. Mishi në formë qofte, kotoletë, kërnacka, brinjë apo paidhaqe nuk mungon në një vakt të rëndësishëm shqiptar.

4.Ka gjithmonë disa pjesëtarë të familjes më të cilët prindërit tuaj janë zënë apo nuk flasin më. Kryesisht është një ngjarje banale që ka ndodhur para shumë vitesh, por problematika apo zënka, trashëgohet brez pas brezi.

5.Për mamin ose gjyshen ju jeni gjithmonë kockë e lëkurë. Në çdo familje shqiptare është një mama që kujdeset që të gjithë të jenë mirë të ushqyer, mëngjes, drekë e darkë.

6.Vizitat  te miqtë, komshinjtë apo familjarët mbyllen më një tjetër bisedë apo thashethem te dera dhe takimi është gati të ia nisë nga e para.

7.Bakshishi… një tjetër arsye për zënka të pafundme. Të gjithë kemi rastisur në një zënkë të tillë, ose kemi qenë protagonistë të një zënke se kush do paguajë tavolinën.

8.Lajmet e darkës janë një ritual në çdo familje shqiptare. Historia e lajmeve fillon me zënkën mbi telekomandën dhe përfundon më një baba që ndjek lajmet ndërkohë që e zë gjumi në divan.

9. “Krenaria shqiptare”, ndodh sidomos kur udhëtojmë jashtë vendit. Nëse në atdhe të gjithë ankohemi sepse kushtet e jetës nuk janë perfekte, sa dalim jashtë kufijve jemi krenarë. Për Nënë Terezën, Skënderbeu, rakinë, byreku, bakllavanë dhe djathin e bardhë.

10.Krahasimi me fëmijët e tjerë apo familje të tjera. Nuk besoj që ka ndonjë fëmijë shqiptar që në vegjëli nuk ka qenë i krahasuar me notat e filanit, rezultate e fistekut apo punën dhe sukseset e X-it.

11.Merrni si ‘ pushka e jevgut” ose nervozoheni shpejtë. Temperamenti shqiptar në të folur njihet jo vetëm nga shqiptarët, por dhe ata jashtë vendit. Sa herë ju ka ndodhur që jashtë shtetit, gjatë një bisede me një shqiptar të ju pyesin pse ziheni.